Shërohet nga Covid-19, Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë
Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është shëruar nga COVID-19. Lajmin për shërimin e tij e ka bërë të ditur vet Gërguri në profilin e tij në “Facebook” duke falënderuar me këtë rast në mënyrë të veçante, mjekët që janë kujdesur për të dhe familjen e tij.
Ai ka porositur të gjithë qytetarët që të kujdesën për vetën, për familjet e tyre dhe gjithë të tjerët me të cilët kanë kontakt, duke respektuar masatë caktuar nga institucionet përgjegjëse.
Postimi i plotë i Gërgurit:
Të dashur miq, pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19, nga IKSHP sot pranova konfirmimin se bashkë me familje jemi në mesin e të shëruarve!
Ju falënderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen e treguar ndaj meje dhe familjes time. Në veçanti mirënjohje për mjekët, heronjtë tanë, të cilët po punojnë pa ndalë dhe pa kursyer edhe shëndetin e tyre, me theks të veçantë ata në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në organizatën ku punoj! Kujdesuni për vetën, familjen dhe të tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin!
Faleminderit,
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10224911102423427&set=a.10200101181910920&type=3&theater