![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/1EA0543D-3A0F-4AD3-8564-75AC70A55773.jpeg)
Shërohet nga koronavirusi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje
02 gusht 2020
| 11:47
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka njoftuar përmes ‘Facebook’ se është shëruar nga koronavirusi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Uka ka thënë se ndonëse u shërua, lufta e përgjithshme ndaj COVID-19 ende nuk është fituar.
“Të shëruar. Fituam një betejë personale, por jo luftën e përgjithshme ndaj Covid-19.
Falemnderit familjarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë. Rikthehemi me maska, distancë dhe pastërti për t’i dhënë fund pandemisë”, ka shkruar në këtë njoftim deputeti Uka.