Shërohet pacienti nga Podujeva, Dumnica dhe Llausha dalin nga karantina
09 prill 2020
| 14:31
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka bërë me dije së është shëruar pacienti i dytë i infektuar me COVID-19 nga kjo komunë.
Me këtë rast, ai ka thënë se tashmë është hequr masa e karantinës fshatrat Dumnicë dhe Llaushë.
“Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mirë se sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u informuam për shërimin e plotë të pacientit të dytë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, kurse familja ku kishim personat e infektuar do të vazhdojë të qëndrojë në vetizolim. Lajmi tjetër i mirë është se nga ky moment është hequr masa e karantinës për fshatrat Dumnicë dhe Llaushë”, ka shkruar Rudari në “Facebook”