Shërohet pacientja e parë me koronavirus në Vushtrri
Pacientja e parë në Vushtrri që u identifikua me koronavirus është shëruar dhe sot do të lirohet nga Klinika Infektive.
Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri duke thënë se sonte pret ende lajme të mira.
Postimi i plotë i tij:
Pacientja e parë në Vushtrri me Coronavirus tashmë është shëruar ?
Ajo sot lirohet nga Klinika Infektive.
Sonte presim ende lajme të mira.
Pas çdo vështirësie vie lehtësimi, këtë betejë po e fitojmë bashkë. Faleminderit punëtorëve shëndetësor ata janë heronjt tanë. Faleminderit qytetarëve për patriotizmin qytetar.
Ju ftoj të vazhdojmë me angazhim e disciplinë, ti respektojmë masat dhe të ndihmojmë qytetin e qytetarët.
#rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin