Shërohet pas 75 ditësh modelja e prekur nga koronavirusi

11 maj 2020 | 09:24

Merr fund makthi për modelen 23-vjeçare Bianca Dobroiu, e cila prej 75 ditësh rezultonte e prekur nga koronavirusi. Bukuroshja me origjinë rumune ishte një ndër të infektuarat e para me virusin në Bolonja dhe tashmë ajo rezulton e shëruar.

“Këto ishin dy muajt më të gjatë të jetës sime”, tregon Bianca, e cila u shtrua në spitalin e Sant Orsola në fillim të pandemisë dhe doli prej aty më 5 mars. Prej asaj date vajza iu nënshtrua disa testeve ku rezultoi pozitive me Covid-19, deri tek i fundit që iu bë më 9 maj.

“Më thanë nga spitali se duhet ta kuptojnë më mirë situatën time. Ishin dy muaj ferri. Mendoj se duhet të bëj një shëtitje të gjatë, por edhe atë e kam harruar si bëhet”, tregon 23-vjeçarja modele.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka thënë se…