Sherr mes shqiptarësh në Itali

16 nëntor 2019 | 00:17

Një sherr i rëndë ka ndodhur në qytezën e Rutigliano në Itali. Disa shqiptarë janë përfshirë në sherr me shkopa bejsbolli.

Mësohet se katër persona, dy vëllezër në njërin kah, dhe dy në kahun tjetër janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme. Ata kishin lënë të “sqarohen” në Via Montevergine, pranë Via Azezio, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptarët janë përfshirë në një sherr gjatë natës, duke marrë lëndime si pasojë e goditjeve me shkopinj bejzbolli e me shufra të hekurit.

Një oficer lokal pa gjithë skenën dhe njoftoi menjëherë policinë. Pa ndonjë vështirësi të madhe, të katër personat që ishin përfshirë në sherr u arrestuan dhe u dërguan në kazermë. Ata janë në burg në pritje të gjykimit. Dy prej tyre kanë marrë lëndime në fytyrë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tereze Kalman nuk është vetëm një modele me forma trupore…