Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona në bulevardin e Kasharit
20 shtator 2024
| 08:40
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:50 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj janë plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta.
Policia thekson se dy të rinjtë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18-vjeç, dhe E. M., rreth 20-vjeç.
Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.