![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/640-0-e8357df6cd77a6e230e046ea0e7596f4.png)
Sherri me bullgarët, tifozi i Shkupit lë berberin në gjysmë të punës dhe del të përleshet | Video
29 korrik 2023
| 16:37
Levski i Sofjes arriti të mposhtë Shkupin të enjten me shifrat e pastra 0-2 në një ndeshje, e cila e humbi vëmendjen për shkak të trazirave të shumta mes dy tifozerive. Përplasjet mes ultrasve nisën para, vazhduan gjatë ndeshjes dhe pas saj.
Ultrasit shqiptarë të Shkupit u përleshën me bullgarët, ndërsa një tifoz mik mbeti i plagosur me thikë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia në Maqedoninë e Veriut arrestoi 21 tifozë, 19 prej të cilëve nga Bullgaria.
Ndërkohë, një video që është shpërndarë me shpejtësi në rrjet është ajo e një tifozi të Shkupit, që lë berberin dhe me mbulesën në qafë dhe flokët gjysmë të prera, del jashtë sallonit dhe vrapon të përleshet me ultrasit kundërshtarë.