Sherri mes Princ Lekës dhe Elias, ky është vendimi i parë i gjykatës sot
21 mars 2024
| 13:12
Gjykata civile e Tiranës vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje për një vit princit Leka Zogu, ndaj ish-vjehrrit Gjergj Zaharia.
Procesi u shty për në datën 27 mars. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e gjykatës ndaj prokurorisë për të paraqitur aktet e ekspertizës për Elian. Nga ana tjetër, avokati i Leka Zogut i kishte sjellë aktet e ekspetizës për dhunën.
Çifti ndodhet ende në procedura divorci, prandaj çdo lëvizje e tyre shihet me syrin e dyshimit për favorizime në çështje proceduriale.
Pak muaj më parë u tha se divorci nuk do të privojë Elia Zaharian nga trashëgimia pronësore e familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.