![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/01/222-7.png)
Sherri në familjen mbretërore – Princ Leka dënohet me 16 muaj shërbim prove, Elia Zaharia shpallet e pafajshme
21 janar 2025
| 12:51
Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove për akuzën “Dhuna në familje”.
Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babanë e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.
Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.
E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Të tre personat të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Ngjarja u shënua në muajin mars 2024, në pallatin mbretëror. /Top Channel