Sherri për një vajzë, plagoset me thikë 15-vjeçari
Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth orës 18:15 në Pogradec. Mësohet se një 15-vjeçar është plagosur me thikë nga një 17-vjeçar gjatë një konflikti fizik. Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat autorin e plagosjen.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shkaku i konfliktit midis të miturve është një vajzë. Momentalisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe terren për të gjetur thikën që është përdorur për të plagosur 15-vjeçarin, pasi autori e ka hedhur atë teksa është përpjekur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.
Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.