Shesheli dënohet me 10 vjet burgim
11 prill 2018
| 14:55
Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Tribunalit të Hagës ka dënuar Vojislav Sheshelin me 10 vjet burgim.
Kjo gjykatë arriti në përfundim se dënimi i tij ishte shërbyer gjatë paraburgimit që nga vitit 2003.
Gjykata Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi, kishte liruar nga të gjitha akuzat, udhëheqësin radikal serb Vojisllav Sheshel në mars të vitit 2016.
Ai përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në krahinën e Vojvodinës.