Shesheli djeg flamujt e BE-së dhe NATO-s në 20-vjetorin e bombardimeve
24 mars 2019
| 18:09
Pjesëtarë të Partisë Radikal serbe, në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtare e policore të Serbisë kanë protestuar kundër Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO-s.
Udhëheqësi i Partisë Radikale serbe, Vojisllav Sheshel, i ka vënë flakën flamuri të Bashkimit Evropian dhe atij të NATO-s.
Shesheli ka thënë se do t’i kërkojë Serbisë të heqë dorë nga rruga e saj drejt BE-së, ku, siç ka thënë ai “të gjithë armiqtë serbë”, ishin të përqendruar.
Ai ka kërkuar që autoritetet në Beograd të angazhohen gjithnjë e më shumë në mbrojtjen e serbëve përpara gjykatës së Hagës.
Shesheli ka thënë në tubim se 20 vjet më parë ka ndodhur një bombardim i egër i krimit të popullit serb dhe vrasja e fëmijëve serbë.