Shesheli flet për Gjykatën e Hagës, thotë se aty ka vetëm urdhra politikë të fuqive të mëdha

11 prill 2023 | 13:11

Një prej kriminelëve më të mëdhenj serbë, i dënuar për krime lufte, Vojsalav Sheshel, ka thënë se dënimi ose jo i krerëve të UÇK-së varet nga urdhrat politikë të fuqive perëndimore dhe se akuzuat për “Shtëpinë e Verdhë” janë eleminuar me kërkesë të tyre.

“Mund ta marrim me mend se cili do të jetë rezultati i këtij gjyqi. Ka një shkallë të parë ku mund të marrin dënime të larta dhe në shkallën e dytë mund të lirohen, varësisht nga nevojat politike të amerikanëve, anglezëve dhe faktorëve të tjerë që rregullojnë punën e kësaj gjykate”, citohet të këtë thënë ai për mediat serbe.

Sipas ultra-nacionalistit serb, gjyqi që po mbahet aktualisht në Hagë është një “paradë politike” që do të përfundojë siç e shohin të arsyeshme fuqitë e mëdha botërore, shkruan “Tanjug”.

“Nëse u shkon për shtati t’i fusin të gjithë në burg, do ta bëjnë. Nuk e dimë se cilat janë interesat politike në mbajtjen e këtyre gjyqeve. Drejtësia nuk mund të mbizotërojë në një proces si ky dhe cilido qoftë rezultati i gjyqit, nuk është drejtësi, është një lloj manipulimi politik”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…