Sheshit ‘Fehmi Lladrovci’ në Drenas do t’i shtohen edhe gjashtë shtatore të heronjve
27 mars 2019
| 16:25
Kuvendi Komunal i Drenasit, me propozim të kryetarit Ramiz Lladrovci ka miratuar vendimin për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra dhe Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci”.
“Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 11 pika për rend dite, në mesin e tyre edhe propozim vendimi i kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra dhe Bedri Shala në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’, pikë kjo e cila është miratuar unanimisht nga anëtarët e Kuvendit”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.
/Epoka e re/