Shet virgjërinë 2 milionë funte, ia blenë politikani!
Një modele e njohur nga Azerbajxhani ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj dhe sipas medieve britanike ka arritur ta shesë për plot 2 milionë funte.
Mahbuba Mammadzada, 23 vjeç, ka thënë se donte të shiste virgjërinë e saj për ta bërë nënën e saj “krenare”, dhe kështu ato do të kishin mundësi të shëtisnin bashkë të gjithë botën.
Nga ofertat që i erdhën në vendin e tretë renditej një futbollist i njohur nga Mynihu, në vendin e dytë një avokat nga Londra, por “fatlumi” që kaloi një natë me kaçurrelen simpatike ishte një politikan nga Tokio.
Ajo ka nxjerr në ankand virgjërinë në sajtin “Cinderella Escorts”, me seli në Gjermani, dhe në profilin e saj shkruante se kërkonte një “sugar daddy”. Mammadzada kishte një certifikatë mjekësore që konfirmonte virgjërinë e saj.
“Dua të jetoj në ShBA dhe të vazhdoj karrierën time si modele. Më pëlqejnë qentë dhe ëndërroj të hap një strehë. Nëna ime bëri gjithçka për mua deri tani, dhe tani është radha ime, për ta bërë atë krenare”, ka thënë modeluesja./ Gazeta Shqip/