Shëtitorja mbi lumin ‘Mirusha’ përfundon sivjet
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se projekti i shëtitores mbi lumin “Mirusha” do të përfundojë në fund të këtij viti.
“Në pjesën e stadiumit në drejtim të lagjes ‘Dardania’, projekti është në finalizim e sipër, i cili është punuar në detaje. Kemi rialokuar mjetet nga ndërtimi i parqeve dhe zonave të gjelbra në drejtim të kësaj dhe besojmë shumë që këtë vit do të shkojmë drejt përmbylljes së shëtitores së shtratit të lumit. Punët tjera do të jenë të ndërlidhura me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza”.
“Komuna është duke punuar në fazën e dytë të lumit ‘Mirusha’, përkatësisht në jug në drejtim të ‘Deremahallës’, e cila është lidhur me projektin e kolektorëve që Gjilani këto ditë e ka nënshkruar marrëveshjen me BERZh-in”, ka deklaruar Haziri gjatë vizitës në terren.
Ai ka paralajmëruar se do të ndërtohen edhe parqe të vogla, duke i dhënë rëndësi sektorit privat, në mënyrë që t’i kushtohet rëndësi më të madhe ruajtjes së ambientit.
“Komuna do të jap imput edhe më të madh që ta marrë epitetin e qytetit ekologjik”, ka theksuar Haziri.
/Epoka e re/