![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/shevchenko.jpg)
Shevchenko: Duhet të bashkohemi, në unitet do fitojmë
23 shkurt 2022
| 14:01
Situata mes Rusisë dhe Ukrainës është përshkallëzuar shumë, ku mund të shpërthejë një konflikt i armatosur në front të gjerë. Shumë njerëz janë të shqetësuar për këtë situatë, përfshirë edhe legjendat e sportit.
Njëri prej tyre, Andriy Shevchenko, përmes një statusi në rrjetet sociale, bën thirrje për bashkim.
“Ukraina është atdheu im! Gjithmonë kam qenë krenar për popullin dhe vendin tim! Ne i mbijetuam shumë periudhave të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit u formuam si një komb. Një popull qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës! Kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë! Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por ne duhet të bashkohemi! Në unitet do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”, ka thënë Shevchenko.