Shevchenko: Episodet vendosën ndeshjen
04 korrik 2021
| 12:49
Ukraina luajti për herë të parë në histori një ndeshje çerekfinale në Evropian.
Djemtë e Andriy Shevchenkos zhvilluan një pjesë të parë pozitive, por në fund u mposhtën 4-0 nga Anglia, që siguroi kalimin në katër ekipet më të mira të “Euro 2020”.
“Ndeshja u vendos nga episodet. Anglia është shumë më e fortë se ne, por episodet ndikuan. Ne humbëm qendërmbrojtësin që mund t’u shkaktonte probleme atyre (Kryvtsov). E vërtetë që ndodhi një rënie përqendrimi në goditjet standarte, e paguam shtrenjtë një gjë të tillë. Ukraina ka zhvilluar një Evropian të shkëlqyer, pavarësisht vështirësive dhe mungesave, kemi zhvilluar një futboll të bukur”, ka deklaruar Shevchenko.