Shevchenko: Futbolli nuk ekziston më për mua

03 mars 2022 | 13:54

Sulmuesi legjendar i AC Milan dhe Kombëtares së Ukrainës, Andriy Shevchenko ka bërë thirrje për dërgimin e ndihmave për viktimat në atdheun e tij.  “Ne kemi refugjatë, kemi nevojë për ndihmë humanitare. Ne kemi nevojë për ndihmë mjekësore, ndihmë ushqimore”, ka thënë Shevchenko, i cili luajti 111 ndeshje për ekipin kombëtar të Ukrainës dhe shënoi 48 gola.

“Futbolli nuk ekziston më për mua. Unë nuk mendoj për të. Nuk është koha për këtë… Unë jam i përqendruar që në momentin që zgjohem duke menduar se si mund ta ndihmoj vendin tim, çfarë mund të bëj për të”, ka shtuar Shevchenko

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Trepça është përforcuar me ish-basketbollistin e NBA-s, Rodney Pursiv.…