Shevchenko mbron Higuainin
Trajneri i Ukrainës dhe ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, e mbron sulmuesin aktual të kuqezinjve, Gonzalo Higuain.
Ish-sulmuesi ukrainas ka thënë se Higuain është një sulmues i madh, por që ka qenë i pafat sidomos në ndeshjen ndaj Juventusit.
“Ka shumë presion mbi Gonzalon, i cili ka qenë dhe i pafat. I referohem penalltisë së humbur kundër Juventusit, pasi gola të tillë mund të ndryshojnë gjithçka. Ai kishte shumë përgjegjësi në fillim të sezonit, pasi ishte një blerje e madhe. Në ndeshjen kundër Juves të gjithë sytë ishin drejtuar nga ai. Higuaini është një sulmues i madh dhe ai e di mirë që në lojë është dhe e ardhmja e tij. Liga e Kampionëve i siguron qëndrimin në ekip dhe dallohet dëshira e tij e madhe për të qëndruar. Ai dhe Milani duhet të qëndrojnë të qetë në momentet e vështira, pasi çdo moment kalon”, ka thënë Shevchenko.