Shevchenko: Milani duhet të ketë guxim dhe besim
Ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko duke folur për “Corriere della Sera”, kujtoi situatën e tmerrshme që po përjeton kombi i tij, Ukraina.
Më pas, ish-sulmuesi ukrainas foli për ish-ekipin e tij, Milanin, pasi ndodhej gjithashtu në tribunë për ta ndjekur në sfidën e Ligën e Kampionëve përballë Tottenham Hotspur.
“Pas fitores ndaj Torinos, Milani më dukej se po rikuperohej, më brilant dhe i motivuar si ai Milani i dikurshëm. Shpresoj që momenti i vështirë të jetë kaluar. Le të kujtojmë se si mundi ta kthente me guxim situatën vitin e kaluar në ligë falë një grupi magjik. Duhet të ketë kurajo dhe të mendojë për çdo ndeshje. Duke marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, ata kanë shansin për t’u kualifikuar në çerekfinale. Është e vërtetë që anglezët në shtëpi luajnë me një ritëm tjetër, por skuadra e Piolit mund ta bëjë këtë”, është shprehur Shevchenko.