Shevchenko në të ardhmen synohen të bëhet trajner i Milanit
Ish-sulmuesi legjendar i Milanit, Andriy Shevchenko, ka bërë me dije se synon të bëhet trajner i kësaj skuadre në të ardhmen.
42-vjeçari tani është trajner i ekipit kombëtar të Ukrainës. Këtë pozitë ai po e mban që nga viti 2016, mirëpo e ka pranuar se do t’i pëlqente që ta merrte pozitën e trajnerit në “San Siro” në të ardhmen.
“Milani është klub që do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime. Megjithatë, unë jam i zënë me ekipin kombëtar të Ukrainës për momentin dhe Gattuso është duke bërë punë të mrekullueshme”, ka thënë Shevchenko.
“Natyrisht, do të më pëlqente të bëhesha trajner i Milanit ndonjë ditë sepse jam shumë i lidhur me ta, me tifozët dhe me ish-bashkëlojtarët e tij. Ndoshta do të jemi radha ime në Milan ndonjë ditë”, ka shtuar Shevchenko.