Shfaqen emrat e grave që humbën jetën në dy dekadat e fundit
25 nëntor 2018
| 20:55
Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore e shënoi hapjen fushatës së 16 ditëve të aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli, në nderim të viktimave të dhunës, ku për herë të parë shfaqen emrat e të gjitha grave që humbën jetën në dy dekadat e fundit.
Fushata e 16 ditëve të aktivizmit organizohet çdo vit. Ajo fillon më 25 nëntor dhe përfundon më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut. Simboli i fushatës është kordelja e bardhë, ndërsa ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia që simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave . Ndryshe, iniciativa përkrahet nga fondet financiare të SIDA suedeze.