Shfaqen mangësi në aplikacionin për tërheqjen e shtesave të fëmijëve

19 shtator 2021 | 23:55

Vendimi i qeverisë për tu dhënë shtesa familjeve që kanë fëmijë të vegjël prej 10 e 20 euro u ka hapur telashe familjeve. Në platformën online e-Kosova nuk mundë të aplikojnë baballarët, por vetëm nënat. E këto të fundit duhet të hapin llogari bankare ndërsa kostoja e mirëmbajtjes së saj është sa gjysma e shtesës që merr për një fëmijë. Ndërsa rregullorja rreth vendimit për shtesat thotë se aplikimi nga babai ose nga kujdestari ligjor i fëmijës sipas pikës 4 të vendimit bëhet përmes postës elektronike.

“Mundësinë e aplikimit vetëm nga gjinia femërore e sheh të pakuptimtë një nënë. Nëse është vetëm për femra është e pakuptueshme”, tha për RTK-në, Mersia Kaja.

Një numër i prindërve kërkojnë që të bëhet zgjidhje për këto mangësi në aplikacion./RTK

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet fillestare të zgjedhjeve parlamentare në Rusi tregojnë se partia…