Shfaqet mjegulla, policia bën thirrje për kujdes

24 tetor 2023 | 08:36

Policia rajonale në Ferizaj u bën thirrje shoferëve të automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.

Ka filluar shfaqja e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Më konkretisht policia rajonale e Ferizajt përmes kësaj komunikate u rekomandon shoferëve të automjeteve që:

  • Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!
  • Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.
  • Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.
  • Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!
  • Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!
  • Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin.
  • Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!
  • Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!
  • Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën e 21 tetorit pesë emisarët perëndimorë sollën një…