Shfaqet modeli më i avancuar nga “Nokia”
18 shkurt 2018
| 21:20
Një fotografi e re që po qarkullon online shfaq modelin e ri të “Nokia 7+”, telefonin më të mirë të “Nokia”-së deri më sot.
Pamja frontale e telefonit të ri të “HMD Global” e cila ka marrë përsipër markën e “Nokia” tregon skaje të holla të telefonit me dizajn modern, i cili rivalizon me modelet kryesore të telefonave të sotëm në treg. Sensori i telefonit thuhet se do të shkojë në pjesën e pasme, ndërsa logoja e kompanisë është vendosur përpara afër kamerës frontale të pajisjes. Raportet e deritashme kanë sugjeruar se “Nokia 7+”, do të vijë me rezolucionin “FHD+”, “Snapdragon 660”, kamerat e dyfishta me 12MP dhe 13MP, kartelën “microSD”, dhe shumë specifika të tjera të avancuara.