Shfaqet në Zvicër filmi dokumentar “Buka e UÇK-së” (Foto)

14 shkurt 2018 | 20:19

Për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe vitit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut në kryeqytetin e Zvicrës , në Bernë u mbajtë një takim madhështor, në të cilin morën pjesë rreth 300 mysafirë.

Në këtë takim u shfaq filmi dokumentar “Buka e UÇK-së” që trajton punėn e grupit të logjistikës “Mërgimi” dhe u promovua libri “Skenderbeu-Kryqtari i fundit”, i autorit Virgjil Kule.

Organizatorë të kësaj ngjarje ishin Fatmire Musliu, Ministër Këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë dhe Qamil Isufi, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.

Prezent ishin edhe Virgjil Kule i cili njekohësisht eshte realizator i dokumentarit si dhe pjestarë të grupit “Mergimi”.

Komandanti i këtij grupi, Gani Nuha me shokë sollën më afër publikut komandantin e tyre, Ilir Konushevci dhe luftën e pastert të UÇK-së, kurse Virgjil Kule solli një Skenderbe trim, diplomat, strateg dhe visionar.

Musliu e cila ishte përgjegjëse për këtë organizim e moderoi dhe u kujdes për mbarvajtjen e kësaj ngjarje e cila u prit me entuziazëm nga rreth 300 të pranishëm nga të gjitha moshat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi pret PSG-në në ndeshjen e shumëpritur në “Bernabeu”.…