Shfaqet pa masa mbrojtëse, dëshmitarja e radhës në Speciale është serbe
17 gusht 2023
| 12:34
Pa asnjë masë mbrojtëse është paraqitur të enjten në Hagë, Dragica Bozhariq, dëshmitarja e radhës në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së.
E njëjta është serbe, dhe aktualisht ajo flet për një aksion të UÇK-së, nga i cili pretendon se i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Sipas përmbledhjes së prokurorit të rastit, pjesëtarë të UÇK-së, sipas dëshmitares, i kishin marrë burrat duke i ndaluar.
Bozhariq është thënë se kushëririn dhe djalin i kishte pasur pjesë të Ushtrisë së Serbisë, por që nga ajo kohë pretendon ajo se bashkëshortin dhe djalin nuk i kishte parë më.