“Shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen”, Balina Bodinaku: Veprimi i Jozit i qëllimshëm

14 prill 2025 | 22:26

Balina Bodinaku ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story në Top Channel ngjarjen e paprecedentë të ndodhur në spektaklin Big Brother Albania, ku Jozefin Marku ka goditur Besart Kelmendin.

Ajo tha se ai veprim i konkurrentit që u eliminua nga gara, ishte shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen.

“Ishte shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen, duke dashur të merrte ‘burrninë’ në dorë duke bërë atë gjest, duke dashur të tregojë se është më i fortë se fituesi. Ajo nuk ishte sjellje rastësore, mendoj se ishte e qëllimshme dhe e menduar, e menduar keq, por e menduar”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Kaliforninë Jugore.…