SHFMU “Thimi Mitko” dhe “Zija Shemsiu” begatohen me Qendra Mediale
Në SHFMU “Thimi Mitko” dhe “Zija Shemsiu” të Gjilanit, janë hapur Qendrat Mediale, të cilat janë furnizuar me paisje teknologjike nga Organizata gjermane “GIZ”.
Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim në Gjilan, bëri me dije se paisjet teknologjike me të cilat janë furnizuar Qendrat Mediale të këtyre shkollave janë: 2 laptop, 2 video kamera, 2 mbajtëse të kamerës, 2 regjistrues të zërit, 2 printer, 2 video projektor dhe 2 perde për projektor.
I pari i Arsimit në Gjilan, ka falenderuar Organizatën gjermane “GIZ” për furnizimin e këtyre shkollave me pasijet e përmendura duke theksuar se mbështetja e shkollave nga kjo Organizatë ka pasur dhe ka për synim krijimin e kushteve dhe mundësive për ngritjen e cilësive në Arsim.
Sipas drejtorit Gagica, hapja e Qendrave Mediale nënkupton mundësin e nxjerrjes së revistave dhe fletushkave shkollore, si dhe për aktivitete mediatike promovuese.
“Nxënësit do të trajnohen për shfrytëzimin e këtyre paisjeve drejtë perfeksionimit, për të qenë pastaj prodhues të drejtëperdrejtë”, tha ndër tjerash, drejtori Gagica./GJILANI.INFO/