Shfuqizimi i Speciales minon besueshmërinë e Kosovës si partnere e BE-së
04 janar 2018
| 15:35
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Natalya Apostolova, ka thënë se iniciativa e disa deputetëve për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale është një veprim shumë i rrezikshëm, i cili minon jo vetëm sundimin e ligjit por edhe besueshmërinë e Kosovës si partnere e Bashkimit Evropian (BE).
Apostolova ka bërë me dije se viteve të fundit Kosova ka bërë progres si në aspektin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Prandaj, siç ka thënë ajo, janë shikuar me optimizëm marrëdhëniet Kosovë – BE, duke përsëritur vazhdimisht në nivelet më të larta që vendi ka një të ardhme të qartë evropiane.
Apostolova ka thënë për gazetën “Zëri” se themelimi i Gjykatës Speciales është një detyrim ndërkombëtar për Kosovën.