Shfuqizohet vendimi i Qeverisë Haradinaj që i mundësonte Bechtel-it 50 milionë euro shtesë për autostradë
06 mars 2020
| 15:00
Sot është anuluar vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Ky anulim ka ardhur në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbajtur sot, me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Vendim e ka mbështetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq ka marrë edhe mbështetjen e gjithë kabinetit qeveritar.