Shfuqizohet vendimi për ndalimin e automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5 tonë
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë me dije se kanë shfuqizuar vendimin për ndalimin e automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5 tonë.
Ai ka thënë se ky vendim po shfuqizohet pasi pritet të ketë rënie të temperaturave.
“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim: Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.
Ky vendim ishte kundërshtuar për shkak të pengesave që kishte krijuar në qarkullimin e mallrave.