SHGSK-ja, gati për turneun “Burim Hatipi” dhe çmimin “Ali Shala”
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) është duke bërë përgatitjet e fundit për dy aktivitetet kryesore, turneun e futbollit të vogël “Burim Hatipi” dhe çmimin “Ali Shala” për gazetarinë sportive.
Turneu “Burim Hatipi” si zakonisht do të zhvillohet në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, të martën nga ora 10:30.
Në edicionin e sivjetmë do të marrin pjesë tetë skuadra: Gazetarët Sportivë nga Kosova me dy ekipe, FC Prishtina, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Fakulteti i Shkencave Sportive (FSHS), Departamenti i Gazetarisë UP, Gazetarët nga Shqipëria dhe Digitalb. Ndërsa ceremonia “Ali Shala” e përzgjedhjes së gazetarëve sportivë më të dalluar zhvillohet të martën nga ora 16:00, në Hotel Sirius në Prishtinë. Këtë vit çmimi “Ali Shala” ndahet në këto kategori: Kronika më e mirë në televizion ose radio, shkrimi më i mirë në gazeta ose portale dhe foto/xhirimi më i mirë.