ShGSK-ja: Gjithçka gati për ceremoninë e çmimit ‘Ali Shala’ dhe turneut ‘Burim Hatipi’

29 janar 2020 | 16:20

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka mbajtur konferencën e fundit para ceremonisë për çmimit “Ali Shala” dhe turneut “Burim Hatipi”, që mbahet me 31 janar në Prishtinë. Kryetari i Shoqatës, Edmond Thaçi, nënkryetarët Jon Ajeti dhe Alba Merovci si dhe sekretari, Artan Muhaxhiri ku kanë dhënë detajet për këto dy aktivitete në të cilat pritet të marrin pjesë mysafirë të shumtë nga vendi dhe jashtë.

Numri një i gazetarëve sportivë, Edmond Thaçi ka thënë se tashmë gjithçka është gati dhe se brenda 4 muajve sa është ky bord është arritur të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme këto dy aktivitete.

“Turneu ‘Burim Hatipi’ do të mbahet në Pallatin e Rinisë me fillim nga ora 10:00, ku do të marrin pjesë 8 skuadra. Aty do të ketë mysafirë nga Shqipëria, Maqedoni, Greqia e Kroacia”, ka thënë Thaqi.

Në anën tjetër për ceremonisë “Ali Shala” ka folur sekretari i SHGSK-së, Artan Muhaxhiri, i cili bëri me dije se ceremonia do të mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë me fillim nga ora 17:00. “Në këtë ceremoni do të ndahen çmimet për shkrimin më të mirë, kronikën më të mirë si dhe fotografinë më të mirë. Gjithashtu do të jepet edhe çmimi ‘Young Reporters’ për gazetarin më të mirë të ri. Ky organizim do të jetë diçka më speciale dhe më e mirë se herët tjera. Fakti që e kemi zhvendosur këtë ceremoni në Sallën e Kuqe, atëherë kjo tregon se do të ketë shumë mysafir dhe kjo normalisht se do të jetë një festë për të gjithë gazetarët sportivë”, ka thënë Muhaxhiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Britani përdori një mënyrë mjaft të veçantë për…