Shi dhe rrufe, moti për dy ditët e ardhshme
01 korrik 2021
| 16:16
Pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se parashihen riga shiu të premten të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.