Shi e borë, moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) nesër (e hënë) do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.
Të martën po ashtu do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, mirëpo vende-vende pritet edhe borë.
“Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës zbresin në vlera njëshifrore”, ka njoftuar IHMK-ja.
Edhe e mërkura, e enjtja dhe e premtja priten të jenë po ashtu me mot të ngjashëm.
Gjatë këtyre pesë ditëve, sipas IHMK-së, parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.