Shi i dendur në Durrës
29 nëntor 2019
| 00:16
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë kaotike në qytetin e Durrësit. Në afërsi të kampit pranë stadiumit “Niko Dovana” të qytetit bregdetar ka pasur përmbytje.
Disa pjesë të qytetit janë përmbytur, ndërkohë që në çadra situata është bërë e vështirë, për shkak të shiut. Ndërkohë në pikat ku ekipet e kërkim-shpëtimit po punonin për të nxjerrë persona të tjerë nga gërmadhat, kërkimet janë pezulluar.