Shi i rrëmbyeshëm në Istog (video dhe foto)
Reshjet e shiut kanë përfshirë sonte Komunën e Istogut me ç’rast rruga që të shpie tek “Sheshi i Gjakut” është bllokuar nga vërshimet e shiut.
Kjo shihet në disa pamje të dërguara nga një lexues i Gazetës “Epoka e re”:
Kujtojmë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme (e hënë) se mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.
“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”.
IHMK-ja ka paralajmëruar se vërshimet më të mëdha do të ndodhin përgjatë orëve të para të ditëve të nesërme.
Sipas IHMK-së, si pasojë e kësaj, do paraqitën mundësi për shembje dheu dhe vështirësi në komunikacion.