Shi me baltë pluhuri saharian në Kosovë

29 shkurt 2024 | 08:49

Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Reshjet në momente të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara edhe me pak baltë, si pasojë e pluhurit saharian. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë në Rrafshin e Dukagjinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse u stërviten për përdorimin e armëve bërthamore taktike…