Shia LaBeouf lë aktrimin anash, dëshiron të jetë mësues
03 shkurt 2019
| 13:50
Shia LaBeouf dëshiron që ta lërë për pak kohë aktrimin dhe ta jetojë pasionin tjetër të tij, të japë mësim. “Page Six” ka raportuar se ylli i “Transformes” ka vendosur që aktrimin ta trajtojë si profesion të dytë dhe të jetë mësues me orar të plotë.
“Duke marrë parasysh gjithë çfarë ka kaluar, është një mundësi shumë e mirë për ta ndryshuar ritmin e tij, një sens i normalitetit”, ka thënë një burim pranë LaBeouf.