Shifra alarmuese: Rreth 3 mijë raste të reja me Covid dhe një i vdekur

21 janar 2022 | 15:21

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 2 mijë e 943 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore ka ndërruar jetë një qytetar nga Covidi dhe janë dhenë  4 mijë 467 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 737 417 doza të vaksinës. Deri më sot 799 939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44 143 doza përforcuese dhe 4 813 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 11 563 testime, 2 943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159 890. Në total numri i rasteve aktive është 12 396”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri 1 në botë për meshkuj në tenis Novak Djokoviq…