Shifra të padëgjuara, në Spanjë zbulojnë ofertën shokuese të PSG-së, Mbappe mbetet në “ajër”

10 prill 2022 | 11:52

PSG kërkon me çdo kusht të blindojë Kylian Mbappe, janë të gatshëm t’i ofrojnë gjithçka për të qëndruar në Paris.

Sheiku Al-Khelaifi ka ndërmend ti bëjë një propozim të fundit, një çmenduri e vërtetë financiare, në mënyrë që Mbappe të mos shkojë te rivali i tij më i madh, Florentino Perez.

Sipas Cadena Cope, Al-Khelaifi është i gatshëm t’i ofrojë 230 milionë euro për dy vite, në mënyrë që Mbappe të firmos rinovimin e kontratës. Kjo ofertë është më të vërtetë e padëgjuar, përtej çdo logjike.

Plani Sheiku është i qartë: 150 milionë euro është shuma që Mbappe do të përfitojë në dy vite ndërsa për çdo vit që do të qëndrojë në Paris do të përfitojë edhe 40 milionë euro bonus kesh, vetëm për faktin që ka firmosur rinovimin. Në total, 230 milionë euro për dy vite.

Këto janë shifra të çmendura, Real Madrid nuk mund t’i afrohet kurrë por mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos Mbappe, do të pranojë rinovimin e kontratës me PSG apo do t’i bashkohet Benzemas në Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia po përpiqet të kompensojë humbjet e trupave në Ukrainë…