Shigjetarët e Kosovës marrin pjesë në fazën e tretë të Kupës së Botës

21 qershor 2021 | 14:44

Ekipi i shigjetarëve, në përbërje Atdhe Luzhnica dhe Edi Dvorani, morën pjesë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që u mbajt në Paris të Francës, prej 18-20 qershor 2021.

Të dy garuesit garuan në kualifikime. Dvorani u rendit i 88-ti nga 94 garues, me gjithsej 587 rrathë të grumbulluar, ndërsa Luzhnica ishte i 89-ti me 585 rrathë. Të dy u kualifikuan për fazën eliminuese. Në raundin e parë eliminues, të zhvilluar të dielën, 19-vjeçari Dvorani shënoi fitore bindëse ndaj polakut, Kacper Sierakowski, të cilin e mundi 6:0. Në 1/24 u përballë me garuesin tjetër polak, Naploszek Slawomir, nga i cili u mund 7:1 në sete.

Ndërkohë, Luzhnica në raundin e parë u përballë me rumunin, Timpou Marion, nga i cili u mund 7:3. Me garimin e fundjavës, u mbyll edhe ëndrra e shigjetarëve për të fituar normën olimpike “Tokio 2020”. Kujtojmë që Luzhnica është bursist olimpik i KOK-ut.

Shigjetarët e Kosovës do të marrin pjesë edhe nesër (e martë) në fazën e tretë të Kupës së Botës, që po ashtu mbahet në Paris.

 

May be an image of 2 njerëz dhe text that says 'world archery world archery Kosovo ATHLETE Kosovo Atdhe LUZHNICA ATHLETE 2021 13738 Edi DVORANI RECURVE RECURVEMEN MEN RECURVEMEN RECURVE MEN H HYUNDAI errea SPORTOTO TURKISH LONGINES errea SPORTOTO HYUNDAI TURKISH LONGINES AIRLINES'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek…