Shigjetarët garojnë në Kampionatin Evropian “Samsun 2019”

27 shkurt 2019 | 12:07

Shigjetarët më të mirë të Kosovës në konkurrencën e seniorëve dhe juniorëve po marrin pjesë në kampionatin evropian të sallës (Indoor), që po mbahet në Samsun të Turqisë prej 25 shkurt deri më 2 mars 2019.

Kosovën po e përfaqësojnë katër garuesit: Atdhe Luzhnica e Hazir Asllani në kategorinë e seniorëve dhe Drenis Mala e Edi Dvorani tek juniorët. Luzhnica është bursist Olimpik për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ndërsa Mala është Shpresë Olimpike 2019.

Evropiani “Samsun 2019” është i vlefshëm edhe për pikë kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Bashkë me garuesit janë edhe trajnerët Fehmi Bylykbashi dhe Agron Mala. “Përshtypjet e para janë se të katër garuesit kosovarë janë në formë të mirë të paraqitjes dhe përgatitjeve dhe shpresojmë të dalin me rezultate të mira”, thuhet në njoftimin e Federatës së Shigjetarisë së Kosovës.

Sot do të nisin garat zyrtare, ku do të garojnë edhe garuesit e Kosovës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lady Gaga dhe Madonna nuk kanë qenë gjithmonë mike. Keqkuptimet…