
Shigjetarët Gllareva dhe Dvorani pësojnë humbje në Lojërat Mesdhetare
30 qershor 2022
| 13:30
Dy shigjetarët tanë, Valmir Gllareva dhe Edi Dvorani, janë ndalur në 1/16 e finales në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Të dy ishin të pafat, pasi humbën përballjet e tyre në rrethin e fundit të gjuajtjeve, me rezultat të njëjtë 6:4.
Gllareva u përballë me Alesandro Paoli, ndërsa Dvorani me francezin, Iban Bariteaud, disiplina hark olimpik.