Shigjetarët përfundojnë garat në Kampionatin Evropian

28 shkurt 2019 | 14:18

Ekipi i shigjetarëve të Kosovës ka mbyllur garimin në kampionatin evropian, që po mbahet në Samsun të Turqisë.

Atdhe Luzhnica dhe Hazir Asllani, garuan në kategorinë e seniorëve, ndërsa Drenis Mala e Edi Dvorani në atë të juniorëve. Të gjithë garuan në disiplinën hark Olimpik. Atdhe Luzhnica doli i 27-ti me gjithsej 542 rrathë.

Në pozitën e 28-të, nga po aq garues, u radhit Hazir Asllani me gjithsej 541 rrathë. Në rrethin e parë eliminues, Luzhnica pësoi humbje 6:0 nga kampioni Olimpik, Victor Ruban nga Ukraina. Me rezultat të njëjtë u mund edhe Hazir Asllani nga Anton Prilepov të Bjellorusisë. Të dy garuesit, Luzhnica e Asllani fituan pikë Olimpike “Tokyo 2020”. Në kategorinë e juniorëve, Edi Dvorni pati një paraqitje të suksesshme, duke u renditur në pozitën e 28-të me gjithsej 549 rrathë, kurse Drenis Mala u radhit në pozitën e 31-të nga po aq garues, me 530 rrathë.

Dvorani kishte paraqitjen më të mirë në evropian dhe në eliminime. Në 1/16, ai pësoi humbje 6:4 nga norvegjezi Sander Thorbjornsen, përkundër që garuesi ynë ishte në epërsi 3:1. Ndërkohë, Drenis Mala u mund 6:0 nga Artem Ovcynnikov i Ukrainës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja për Bashkim (LB) përmes një komunikate për media ka…