Shihni se si tërmeti shembi kodrat e ishullit në Japoni
07 shtator 2018
| 19:28
Ishulli verior i Japonisë në Hokkaido është goditur nga një tërmet i fuqishëm, duke shkaktuar rrëshqitje masive të dheut.
Të paktën nëntë vetë janë vrarë dhe rreth 40 janë të humbur, thonë raportet e medias lokale.
Tërmeti me magnitudë 6.7 ndërpreu energjinë për rreth tre milionë shtëpi pasi një centralit termik u dëmtua.
Tërmeti erdhi pas një tajfuni vdekjeprurës, i cili goditi perëndimin e Japonisë gjatë ditëve të fundit.
Tërmeti goditi 62 km në jug-lindje të kryeqytetit Sapporo në orët e hershme të mëngjesit.
Lëkundja nuk paraqiti rrezik për cunami, tha agjencia meteorologjike e vendit.