Shijoni botën e video games me Samsung Neo QLED

27 dhjetor 2021 | 17:25

Video Games janë një nga aktivitete më të preferuara për të shpenzuar kohën e lirë. Gjatë pushimeve të festave, kemi dhe më shumë kohë për të shpenzuar duke luajtur vetëm apo dhe me të afërmit tanë. Televizorët Samsung Neo QLED janë të përsosur për gaming, me një teknologji të pasur që do të sigurojë përjetimin maksimal të çdo ore që do të luani.

Mos humbisni asnjë detaj të lojërave

Modelet e fundit të televizorëve Neo QLED zbulojnë detaje të fshehura dhe kontrast të ngjyrave në mënyrë që asnjë detaj të mos humbasë në asnjë nivel ndriçimi dhe që cilësia e ngjyrave të mbetet perfekte. Teknologjia Quantum Dot analizon nivelin e dritës në skenë dhe optimizon ngjyrat në ekran. Për detaje vizuale edhe më të përparuara dhe një shfaqje më realiste të imazheve në televizor, ekziston një procesor Neo Quantum Pro 8K i mundësuar nga inteligjenca artificiale. Përveç kësaj, modelet e reja të TV Neo QLED janë zbukuruar me një milion hije precize dhe vëllim 100% të ngjyrave. Për ata që pëlqejnë lojërat me intensitet të lartë, Freesync Premium Pro bën që grafikët të lëvizin me shpejtësinë e duhur dhe nuk lejojnë ngecjen e imazhit.

Televizorët Neo QLED plotësojnë përvojën e lojërave me një audio të qartë dhe gjithëpërfshirëse. Teknologjia e tingullit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës dhe më pas rregullon automatikisht zërin e televizorit në cilësimet e tij optimale. Ju mund të dëgjoni një tingull të përsosur edhe kur dikush në shtëpi po pastron me fshesën me korrent, ose zhurma po vjen nga jashtë. Thjesht ndizni televizorin dhe lëreni SpaceFit Sound të bëjë pjesën tjetër për ju. Për më tepër, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron një tingull unik 3D që ndjek veprimin në ekran falë altoparlantëve të integruar. Dhe nëse doni t’i përjetoni më shumë lojërat e preferuara, Q-Symphony sinkronizon televizorin me soundbar-in tuaj për një tingull rrethues të orkestruar në mënyrë perfekte.

Eksploroni veçoritë e dedikuara për gaming

Deri më tani, të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm se teknologjia e Samsung është shumë miqësore për lojtarët. Samsung NEO QLED vjen me një sërë veçorish të dedikuara për t’i bërë këto pajisje edhe më të përsosura për lojëra. Super Ultrawide GameView ofron një pamje të gjerë duke përfshirë raportet e pamjes si monitorët e lojrave 21:9 dhe 32:9. Ky raport është ideal sidomos kur luani lojëra me gara ose FPS. Game Bar i ri i lejon lojtarët të rregullojnë lehtësisht raportin e ekranit, të kontrollojnë vonesën e hyrjes, të lidhin kufje wireless dhe më shumë.

 

Nëse blini modelet Neo QLED deri në 03.05.2022, ju mund të shijoni shërbimin Spotify Premium falas për 3 muaj. Për të aktivizuar këtë promocion, duhet të aksesoni menunë e aplikacionit Samsung Promotion në televizorin tuaj inteligjent Samsung dhe të zgjidhni promocionin 3 mujor të Spotify Premium, i cili përmban hapat e mëtejshme për të aktivizuar lehtë promocionin. Më shumë informacion do t’i gjeni në: https: https://www.samsung.com/al/offer/spotify-premium-promo-2021/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, cili nga të dy yjet…